KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Maska për fytyrë dhe flokë

3 maska çudibërëse për lëkurën e yndyrshme

11 Qershor 2018

Kushdo që ka një lëkurë të yndyrshme e di fare mirë se aknet dhe shkëlqimi i tepërt i fytyrës janë dy nga problemet kryesore.

Ju mund ta përmirësoni gjendjen e lëkurës duke iu përkushtuar disi më shumë. Maskat e mëposhtme janë fare të thjeshta dhe mbi të gjitha efektive.

Maskë me aspirinë dhe limon

Përbërësit:

3- 6 aspirina

1 limon

Sodë buke

Filxhan për të grimcuar aspirinën

Udhëzime:

Në varësi të sasisë së yndyrës apo puçrrave në fytyrën tuaj përdorni 3- 6 aspirina. Thërrmojeni aspirinën në pjesë shumë të vogla duke ushtruar presion me fundin e filxhanit. Hidheni pluhurin e krijuar në pjatë dhe përziejeni me lëngun e freskët të limonit (1 lugë gjelle lëng për 3 kokrra aspirinë). Vendoseni maskën në zonat e yndyrshme dhe lëreni derisa të thatë. Më pas largojeni me një leckë të zhytur më parë në ujë më sodë buke.

Maskë me banane

Përbërësit:

1 banane e pjekur

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle lëng limoni ose portokalli

Udhëzime:

Shtypeni bananen, përziejeni me mjaltin dhe më pas shtoni lëngun e limonit ose të portokallit. Vendoseni përzierjen e krijuar mbi  lëkurë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me një leckë të lagur me ujë të ftohtë. Pas larjes aplikoni hidratuesin tuaj të preferuar.

Maskë me tërshërë dhe qepë

Përbërësit

¼ filxhan me ujë të nxehtë

1/3 filxhan me miell tërshërë

1 qepë të madhe të verdhë apo të bardhë

½ lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Hidhni ujin e nxehtë mbi miellin e tërshërës. Lëreni miellin të thithë ujin për 5 minuta, ndërkohë që ju e bëni qepën pure në një grirëse. Ndërkohë që mielli i tërshërës është ende i ngrohtë shtojini qepën dhe mjaltin. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta. Kjo maskë mund të ruhet në frigorifer, jo te ngrirja, për një javë. Kur ta përdorni atë sërish nxirreni nga frigoriferi dhe ngroheni.

MOS I HUMBISNI