Moderatorja Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri janë martuar mbrëmjen e djeshme.
Nën një atmosferë shumë të gjallë Jona ka festuar në praninë e famijarëve, të afërmve dhe shoqërisë. Me barkun e rrumbullakët Jona shfaqet në video teksa kërcen pranë bashkëshortit.
Dhe meqë ku ka dasmë ka interes për fustanin e bardhë, fustani i Jonës u realizua nga Geraldina Sposa.
Qe i gjerë dhe plot lule. Përsa i përket grimit dhe flokëve Jona duket se nuk ka eksperimentuar shumë, i gjithë look- u qe në natyrën e saj.
Sigurisht pati të ftuar VIP, si Ilda Bejleri apo Vila Masha, të cilat postuan në Instagram foto nga ceremonia.