KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Vetebesimi

Sot provoni të thoni 'jo' për një ditë më të bukur

9 Qershor 2018

A e dinit se duke përdorur më shpesh fjalën “jo” mund t’ja dilni të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj?

Është shumë e thjeshtë, pasi duke thënë “jo” përjashtoni mundësinë e bërjes së gjërave që ju shqetësojnë apo vetëm nuk ju pëlqejnë. Sot po ju tregojmë 3 arsye madhore për të thënë më shpesh “jo”:

“Jo"- ja mund të jetë edhe “Po”

T’i thuash "jo" gjërave që të shqetësojnë është njëlloj si t’i thuash "po" dhe t’i hapësh rrugën të gjithë gjërave të tjera që të bëjnë të lumtur. Të heqësh dorë apo të refuzosh diçka nuk është gjithmonë një ide e keqe.

Ti mund të jesh çdo gjë por jo gjithçka

Po, mund të jesh çdo gjë që ti dëshiron por jo gjithçka pasi nuk gëzon superfuqi. Për të patur një jetë të lumtur është shumë e rëndësishme të kërkosh me insistim atë që do dhe të kënaqesh me atë që ke.

“Jo”- ja është një shpëtim

Nëse thua “jo” ke larguar nga vetja me shumë mirësjellje çdo gjë negative që të shqetëson. Atëherë përse të mos thuash "jo" më shpesh?!

MOS I HUMBISNI