KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Fletore Kinemaje

Këta janë tre filmat më të frikshëm horror të të gjitha kohërave

8 Qershor 2018

Shprehja “s’ka më si më përpara” merr kuptim të mirëfilltë kur vjen puna tek filmat horror. Të tre më të mirët në këtë listë përpiluar nga The Guardian janë para viteve ’80. Bëfshi qejf, ose në këtë rast, u tmerrofshi.

3. The Exorcist (William Friedkin, 1973)

Një vajzë adoleshente pushtohet nga një shpirt misterioz dhe nëna e saj kërkon ndihmën e dy priftërinjve për ta shpëtuar. Filmi të godet me një grusht frike dhe të ther me horror. Efektet e përdorura janë impresionuese sot e kësaj dite dhe përballja mes të mirës dhe te keqes, e ethshme.

2. Rosemary’s Baby (Roman Polanski, 1968)

Një çift i ri shëprngulet në një apartament dhe rrethohen nga fqinj dhe ndodhi të çuditshme. Kur gruaja ngel papritur shtatzënë, frika për sigurinë e foshnjës së palindur i pushton jetën. Bazuar në librin e Ira Levin, performanca e Mia Farrow është e paharrueshme.

1. Don’t Look Now (Nicolas Roeg, 1973)

Një çift i martuar vajton vdekjen e vajzës së tyre të vogël në Venecia. Atje takohen me dy motra, njëra prej të cilave ka fuqi parashikuese dhe u jep një paralajmërim nga bota tjetër. Performancat janë të mrekullueshme, shenjat e ekzistencës përtej varrit të friksësojnë dhe meditimi mbi kohën, kujtesën dhe ndjesinë e martesës godasin aty ku nuk pritet.

MOS I HUMBISNI