KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Fletore Kinemaje

Përpara jush, së shpejti, ‘Legally Blonde 3’!

7 Qershor 2018

Prej ditësh ka qarkulluar kudo lajmi se do të ketë një film të tretë të “Legally Blonde”. Nuk po u besonim syve e veshëve, derisa vetë Reese Witherspoon, në rolin e Elle Woods na e konfirmoi.

Pak orë më parë aktorja ka postuar një video në Instagram, ku shfaqet mbi një dyshek në pishinë, sigurisht me rroba banjo rozë, rrobat e Elle në fakt.

 

It’s true... #LegallyBlonde3

A post shared by Reese Witherspoon (@reesewitherspoon) on

“Është e vërtetë. Legally Blonde 3.”

Ndonëse kanë kaluar plot 17 vite që prej filmit të parë fiziku i Reese nuk ka ndryshuar aspak. Është po ajo.

Filmi thuhet se do të vijë më shpejt nga ç’na e merr mendja dhe ne mezi po presim.

Gati për pak botë rozë!  

MOS I HUMBISNI