Të gjitha i dimë frikërat e takimit të parë. Çfarë do veshësh, si do dukesh, çfarë do të thuash dhe cili do të jetë përfundimi. Kur je pa fat, ndodh të të lënë vetëm në restorant me një faturë prej 100 dollarësh. Kjo i ka ndodhur një vajze në Sydney gjatë takimit të saj të parë me një djalë i cili është zhdukur nga sytë këmbët pasi darka ka përfunduar.
Pasi i tha se po largohej për të tërhequr disa para cash, nuk u kthye më kurrë. Në pamundësi për të bërë diçka tjetër, vajza ka paguar faturën dhe është larguar më shumë se e zhgënjyer. Historia është bërë virale në Facebook pasi dikush nga stafi e ndau historinë me ndjekësit.
“Nëse mendoni se dita juaj ka qenë zhgënjyese, prisni. Një çift erdhi për të darkuar në restorant dhe papritur ai u largua nga tavolina duke e lënë atë të paguajë faturën prej 100 dollarësh. E tmerrshme! Të jesh single qenka kaq e vështirë në një botë të mbushur me njerëz të pamoralshëm.”
Ndonëse të gjithë të pranishmit e tjerë e kishin verë re se mes tyre nuk kishte asnjë lloj kimie, të gjithë ishin të mendimit se minimumi mund të priste derisa darka të përfundonte.
Më keq akoma, kur ajo e telefononte kuptoi se ai i kishte bllokuar edhe thirrjet.