Njerëzit janë fiksuar me këta çarçafë 2,500-lekësh dhe kanë të drejtë

 Read in English

Çarçafët janë sa të rëndësishëm, aq dhe të shtrenjtë. Kështu që kjo gjetje që nuk të than buxhetin është si e dërguar nga parajsa. Njihuni me çarçafët me mikrofibër nga Mellanni që kanë mahnitur gjithë blerësit në Amazon.

Për $25 ju blini një çarçaf të thjeshtë, një çarçaf zarf dhe dy këllëfë jastëku. Të gjitha këto hipoalergjike dhe rezistente ndaj pluhurit. Për më tepër, vijnë në 39 ngjyra që të mund t’i kombinoni me çdo gjë të mundshme në dhomën tuaj.

“Këto çarçafë janë fiks si përshkruhen. Do t’i blej dhe do t’i blej pau ndalur. Shprehja cilësia barazohet me çmimin nuk vlen këtu. S’më besohet se janë kaq cilësi e mirë për këtë çmim kaq të lirë,” shkruan një blerëse.

Ndërsa një tjetër thotë: “Nuk të japin ndjesinë e një cope të trashë dhe as të djersitin. Jetoj në një zonë shumë të lagësht dhe edhe pse apartamenti vaposet, çarçafët s’më nxehin lëkurën e as më shkaktojnë djersë.”

Çarçafët në fjalë u testuan nga The Good Housekeeping Institute dhe as hynë në ujë as pushalepsen pas larjes. Për më tepër, janë shumë të fortë dhe nuk grisen me larje të shpeshta. Rudhosen pak, por jo aq sa çarçafët e pambuktë.

Blini një palë për vete, një palë për mamin, një palë për dhomën e fëmijëve. Bota është juaja.

Artikuj të ngjashëm