Zbuloni në syzet 500-lekëshe ia vlejnë ndopak apo thjesht po ju djegin sytë

 Read in English

Tiranë, mesditë, sy të picërruar. Sot është dita e fundit që del rrugëve pa një palë syze, kështu që vendos të blesh një model të këndshëm 500-lekësh tek ato stendat që i gjen kudo. I vë në sy dhe bota është menjëherë një vend më pak mizor.

Nëse ato syze s’janë të polarizuara, zëre se ke dhuruar 500 lekë në përpjekjet e diellit për të djegur sytë e tu, sepse pikërisht kjo po ndodh. Nëse ato syze janë thjesht një xham me ngjyrë, rrezet e dëmshme kalojnë përtej dhe shkojnë drejt e në irisin tuaj të vyer.

Sidoqoftë, se diçka kushton lirë, nuk do të thotë që s’e bën punën e vet. Kështu që, më poshtë gjeni një guide për të dalluar syzet e polarizuara nga të tjerat.

Ja si duket një faqe mali ku po perëndon dielli me syze të polarizuara dhe standarte.

Nëse syzet janë të reja, kërkoni ngjitësen në xham dhe rrotullojini syzet nga drejt në 60 gradë. Nëse syzet janë të polarizuara, ngjitësja do të bëhet e zezë.

Kërkoni për një sipërfaqe reflektive, si për shembull një tavolinë xhami dhe duke bërë të njëjtin rrotullim 60 gradësh, shihni nëse reflektimi pakësohet në xham. Nëse po, syzet janë të polarizuara.

Metoda më e thjeshtë realizohet me një monitor të ndezur. Nëse syzet janë të polarizuara, kur rrotullohen 60 gradë bëhen tërësisht të zeza.

Artikuj të ngjashëm