Në fillim ishin xhinset e bëra me baltë paraprakisht për ty. Jo me baltë të vërtetë, sigurisht, por dukeshin sikur luan me derrat ca orë të mira në ditë.
Pastaj ishin xhinset me pak plastikë në mes, sa për të funtur hundën në trendin e PVC. Kush ka nevojë të tregojë gjunjët në këtë lloj mënyre njëherë? (Askush)
Ky versioni që e ka mallkuar Zoti vetë.
Dhe së fundi ky, që ndoshta s’kualifikohet si xhins fare.
Ah, harruam këto, që ndoshta i vesh vetëm Kylie Jenner me shoqe.
Në treg vjen një model tjetër, ndoshta më pak, ndoshta më shumë i shëmtuar nga gjithë të mësipërmet. Këto janë dizenjuar nga firma Bless dhe kushtojnë $590.
Xhinsi është Levi’s 501 dhe pjesët në anë janë zëvendësuar me tyl ngjyrë bezhë.
Gëzohem që shkëmbyem ca fjalë bashkë.