E keni parasysh kur jeni super të nxehura me të dashurin dhe vetëm mendoni për romanin që do t’i dërgoni me sms? Edhe pse e dini mirë që ai i urren shkrimet e gjata dhe moralet, ju vazhdoni.
Shkruani, fshini, shkruani sërish sepse doni t’ja përmblidhni me pak fjalë çfarë ju shqetëson, por s’është më e mira që mund të bëni. Fundi dihet. Do të përfundoni duke u zënë me mesazhe dhe do të ndiheni edhe më keq. Kështu që rregulli numër 1: Harrojini mesazhet kur jeni me nerva!
Ajo çfarë duhet të bëni është të komunikoni në një lloj forme që t’ju nxjerrë diku.
1. Jepini vetes kohë përpara se t’i dërgoni mesazhin
I duruari i fituari. E kuptojmë që kur jeni me nerva duket si e pamundur kjo që po themi, por tregohuni pak më të zgjuara. Sa më i madh inati, aq më e madhe duhet të jetë pritja. Kur të jeni qetësuar do të flisni me llogjikë të pastër dhe më kryesorja; do të dëgjoheni dhe kuptoheni!
2. Jini të qartë në atë që thoni kur flisni
Nëse ju thjesht shpërtheni në sharje, ulërima apo skena të tjera si kjo, s’keni bërë asgjë përveçse keni çliruar veten nga inati. Uleni përballë dhe numërojani gjithë pakënaqësitë me takt!
3. Mos pranoni kurrsesi të vazhdoni një debat me mesazhe.
Rezistoni! Një debat që niset me sms, është i destinuar të dështojë. Mendohuni mirë sepse mund të pendoheni.
4. Ç’duhet t’i shkruani pasi jeni qetësuar?
Erdhi koha që t’i qendisni nja 2 paragrafë të mirë, por ashtu siç ëngjëlli brenda jush di.
Rregulli i parë është të mos dukeni sikur jeni gjithë kohës duke e akuzuar atë. Tregojini që jeni mërzitur, por s’ka problem. Mund të negocioni dhe kësaj here.
Përpiquni të jeni të prerë dhe mos shfaqni shumë ndjenja. Sa më praktikë dhe të përmbledhur, aq më mirë.
Burimi: Elite Daily