A ju ka ndodhur të hani hudhër dhe pastaj t’ju duhet të dilni? Si ja keni bërë për të larguar nga goja erën?
Me shumë mundësi duhet të ketë qenë një hall më vete, me gjithë pëdorimin e çamçakëzëve dhe çdo metode tjetër.
Po pse mban aq shumë erë hudhra?
Sepse ka vetinë e stimulimit dhe shtimit të faunës bakteriale, jo vetëm të gojës por të të gjithë trupit. Pra kur hani hudhër, jo vetëm goja por i gjithë trupi juaj mban një aromë më të fortë karakteristike.
Për të shpëtuar nga kjo aromë e gojës ekziston një mënyrë tejet efektive.
Në ndihmë ju vjen vetëm larësi i gojës, i cili e ka gjithmonë për detyrë të bëjë pastrimin e faunës bakteriale të të gjthë gojës. Pasi të keni ngrënë hudhër mos harroni të shplani gojën me larësin specifik.
Kështu ju do të mund të hani hudhër sa herë të doni dhe kur të doni, pasi me këtë metodë aroma karakteristike do të largohet sa hap e mbyll sytë.