Që Tuna nuk ka asnjë lloj komunikimi me Norën dhe Robertin, këtë e tha vetë ky i fundit kur ishte i ftuar tek “Rudina” në Tv Klan.
Shkaqet ende nuk janë të qarta, por ajo çfarë Roberti bëri të ditur se as ai as Nora dhe as vajza nuk do të jenë në eventet familjare, pavarësisht se me Patrisin gjithça është mirë.
Sot, për Prive, edhe njëherë tjetër Roberti foli për të njëjtën çështje, duke thënë se askush nuk mund të prishë harmoninë mes tij, vëllait dhe gjithë familjes së tyre.
“S’ka shanse asnjë njeri të më prishë mua me vëllain dhe familjen. Mua thjesht s’më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk përshtatet me timin dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person.”
Dhe nga mënyra se si Roberti u shpreh, duket se gjasat se mes tyre dhe Tunës të ketë paqe janë të pakta.
“S’dua të merrem dhe as ajo të mos merret me mua. Unë mbroj familjen, vëllain dhe prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi tyre. Mos të ma përmendë emrin ajo, as të mos provojë.”- përfundoi ai, duke thënë se pas kësaj shpreson të mos e pyesin më rreth kësaj.