Kujt i pëlqen të flejë me një njeri i cili gërrhet. Besojmë se askujt. Të njejtën gjë si ne mendon edhe kjo kompani e cila ka hedhur në treg një aparat komod i cili ndalon gërrhitjen.
Konkretisht bëhet fjalë për këtë protezë transparente e cila vendoset mes flegrave të hundës, për të mundësuar një frymëmarrje më të lehetë dhe rrjedhimisht pa gërrhitje.
Kjo protezë është e përbërë nga silikoni, i cili është një material i butë që nuk dëmton apo vret flegrat e hundës. Shumë njerëz të cilët kanë vuajtur nga gërrhitja e tyre apo e partnerit duket se kanë gjëtur shpëtimin npërmjet kësaj pajisjeje.
Kushton rreth 20 mjë lekë të vjetra dhe mund të porositet online. Ndaj duket si dhurata perfekte për partnerin, sapo të merrni rrogën!