Showbiz

Fifi u mbyll gojën të gjithë atyre që e quajnë ‘të shëndoshë’

Fifi u mbyll gojën të gjithë atyre që e quajnë

Fifi është një nga këngëtaret më të dëshiruara të momentit. Një personazh shumë karizmatik, që u bë pjesë e tregut muzikor fillimisht me këngën “Kus kus”. Kënga fliste për gratë e kolme të cilat janë nën presionin e peshës nga të tjerët.

bjeri pak vetes mas bohesh pjeshkë/
bohesh dardhë, bohesh copë thjesht hupi do killa/
lem rahat lem rahat lem rahat

Fifi u mbyll gojën të gjithë atyre që e quajnë

Refreni ndërkohë ishte më i drejtpërdrejtë se asnjëherë më parë:

e kus kus
a ka najkush
që i don qikat e trasha
e kus kus
a ka najkush
që i don qikat e shnosha
kus kus
a ka najkush
që i don qikat e plota

Fifi vetë personalisht nuk u ka shpëtuar dot komenteve mbi peshën e saj, komente që mesa duket i kanë ardhur në majë të hundës.

Në një intervistë për “Tell all” në “Gazeta Shqiptare” Fifi u pyet nëse kishte ndonjë mesazh për fansat dhe ndjekësit e saj. Përgjigjja qe e tillë:

“Po e kam një këshillë, jo mesazh:  kqyrni mirë çfarë po ju them, veç edhe njëherë ju ni t’u bo ndasime , e hollë, e trashë, i madh, i vogël, a po e nini ça po ju thom? Ja keni me m’dash qyshtu qysh jam, ja kryt kom me jua thy krejtve, a e morët vesh? (Qesh) Jo realisht, a pe din tepër më shkojnë nervat me këtë muhabetin jo po ajo është e hollë jo po ajo është e trashë, jo po ky me një sy, jo po ky pa sy. Çka ka me ndodh a pe din nëse ju nesër djegni, kush ka me ju dasht juve? [Po e kam një këshillë, jo mesazh: dëgjojeni mirë këtë që do t’ju them, nëse bëni edhe një herë tjetër veçime, e hollë, e trashë, i madh, i vogël, po dëgjoni çfarë po ju them? Ose duhet të më doni kështu si jam ose kokën do t’jua thyej të gjithëve, e morët vesh? (Qesh) Jo realisht, më ngrihen nervat me këtë muhabetin, jo po është e hollë jo po është e trashë, jo me një sy, jo po pa sy. Ç’do të ndodhë me ju nëse nesër digjeni, kush do t’ju dojë?]”

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨