Ka një listë me fjalët të cilat i ngrenë nervat vajzave të pavarura. Kështu që herës tjetër kur të takoni një vajzë e cila është duke ja dalë mbanë e vetme përpiquni të shmangni këto fraza.
Përse je vetëm?
Ajo mund të ketë zgjedhur të qëndrojë vetëm për shumë arsye. Ama fraza “pse je vetëm” nuk është mënyra e duhur për të mësuar arsyen e vërtetë.
Të duhet dikush
Nëse do të kishte nevojë për dikë me shumë mundësi do ta kishte gjetur. Kështu që mos ia ‘lodh kokën’ me këto fjalë.
Kjo është punë burrash
Për të nuk ka punë burrash dhe punë grashë, kështu që përpiqu të mos e vësh në diskutim fatin që ajo është “mjaftueshm burrë” për t’ja dalë mbanë.
Nuk mundesh
Po ajo mundet, ashtu siç ka mundur gjithmonë.
Ngele vetëm
Dhe ku është e keqja këtu! Për aq kohë sa ajo nuk e ka problem pse duhet të tregosh ti keqardhje për vetminë e saj?