Të shtunën e javës së kaluar (26 maj 2018) Mario Dedivanovic, një ndër grimierët më të famshëm sot në botë, realizoi Masterclass-in e shumëpritur në Pallatin e Kongreseve, më të madhin të realizuar ndonjëherë. 2000 të pranishmit i kërkuan të demostronte atë që bën më mirë: grimin glamoroz.
Siç u shpreh edhe Mario, modelen Kleona Leka e kishte përzgjedhur vetë, sepse i kujtonte nënën në rininë e saj.
Pas hileve të vockla tek të cilat qëndron sekreti i një makeup-i perfekt, look-u përfundimtar u duk kështu: Thjesht WOW!
Përfundimisht, duket si e realizuar me photoshop, por në fakt është thjesht puna e artistit më IN të makeup-it. Grimi është i ngjashëm me atë të Kim Kardashian në Met Gala 2018, për të cilin foli gjithë bota.
Nuk e dimë për ju, por Marios iu desh pak më shumë se 3 orë për ta realizuar. E meqë ra fjala, nëse ju duket i thjeshtë (prit, çfarë???) ose jeni frymëzuar nga një look i tillë, na nisni punën tuaj me foto në Facebook-un e Revistës Anabel.