Ekziston një playlist- ë e cila është e përsosur nëse po kaloni një periudhë të vështirë ndarjeje. Një mal me nga ato këngët që do t’ju bëjnë ta harroni ish- in dhe të thoni “ku paskam qenë më parë”.
Sigurisht, në krye të kësaj liste nuk mund të jetë ndonjë këngë tjetër veç asaj të Justin Timberlake- “Cry me a River”.
“Urat e tua u dogjën,
Kështu që është radha jote për të qarë,
më qaj me kokrrën e lotit ”
A do të dëshironit t’ja përplasnit këto fjalë në fytyrë njerut që ju la?
Dhe më pas ta linit të qante më kengën e NSYNC “Bye bye bye”?
Kjo këngë duket sikur është një himn i të gjitha ndarjeve të suksesshme në fakt.
Ndërsa në mënyrë specIale për vajzat kanë menduar këngëtare si Cher dhe Goloria Ganyon.
Ehhhh si kalohet një ndarje me “I will survive” apo me “Strong enough” në sfond!
Por mua ç’është e vërteta më ka marrë malli të ndahem me këngën e Kelly Clarkson “Since you’ve been gone”.
Dhe për terapi të ngjis Qafën e Llogarasë duke kënduar me sa kam në kokë fjalët :
“Që kur ti ke ikur, unë mund të marr frymë për të parën herë”.
Por duke qenë se nuk e kemi ndër mend të ndahemi as unë dhe as ju ma merr mendja, mund t’i dedikojmë ish- ve tanë këngën e Gotye dhe Kimbra “Somebody that I used to know”.
Dhe kështu u zgjidhën si me magji të gjithë problemet e një ndarjeje. Na vjen keq nëse kemi harruar ndonjë këngë por për këtë ju kemi ju.
Meqë ra fjala me çfarë këngësh i kujtoni dhe i harroni ish-ët?