Sot, reperi Pusha T publikoi albumin e tij më të ri, të quajtur Daytona. Siç ishte thënë më herët, gjithçka iu la në dorë Kanye West. Kur themi gjthçka e kemi fjalën për gjithçka, përfshirë dhe foton ilustruese që do të shoqëronte albumin.
Siç tregoi vetë Pusha T në një intervistë, Kanye West ndërroi mendje për foton e zgjedhur në moment të fundit. Kanye e telefonoi Pusha-n në një të natës dhe i tha: “Kjo është fotoja që njerëzit duhet të shohin, kjo shkon me muzikën.”
Me kjo, Knaye e kishte fjalën për foton në krye, të drejtat e përdorimit të së cilës u blenë për plot $85,000. Fotoja është shkrepur në banjën e Whitney Houston në 2006-n dhe vihen re vegla të ndryshme që përdoren për konsumimin e drogërave të ndryshme. Imazhi u bë publik në 2012-n, pasi këngëtarja konsumoi kokainë dhe u mbyt në vaskën e një dhome në hotelin Beverly Hilton, në shkurt të 2012-s.
Albumi i Pusha T flet për jetën e një shpërndarësi droge të nivelit më të ulët dhe fotoja shoqëruese e plotëson më së miri imazhin që duhet përcjellë.