Disa objekte fatsjellëse që duhet t’i keni në shtëpi patjetër!

Na falenderoni më vonë.

 Read in English

Jastëkë të butë

Mund të mos lidhen me ndonjë besim specifik, por studimet tregojnë se jastëkët me material të butë krijojnë idenë e paqes dhe qetësisë.

Elefantët

Këto krijesa gjigande dhe të dashura simbolizojnë mençurinë dhe besnikërinë dhe kjo është arsyeja që janë konsideruar si sende fatsjellëse. Mund t’i mbani në bizhuteritë tuaja, por mund t’i vendosni edhe si dekor në zona të ndryshme të shtëpisë.

Lulet e freskëta

Lulet e freskëta jo vetëm që do t’ju sjellin fat, por për njerëzit që besojnë tek Feng Shui, ato ndihmojnë për të patur disa të ardhura më të mira.

Qirinjtë

Njerëzit besojnë se qirinjtë filtrojnë negativitetin në shtëpi dhe ndihmojnë për të patur një atmosferë familjare më harmonike.

Nusepashkët

Shumë njerëz i konsiderojnë këto krijesa si fatsjellëse dhe lumturohen kur një e tillë iu gjendet pranë. Nëse nuk keni një kopsht të përshtatshëm për nusepashkët e vogla, mbani me vete ndonjë të stampuar.

Çaji i kamomilit

Çaji i kamomilit është jo vetëm qëtësues për organizmin, por për shumë njerëz është konsideruar si fatsjellës, prandaj mbani sa më shumë lule kamomili.

Dritat

Drita të tilla duhet të jenë të pranishme në shtëpinë tuaj edhe pasi të kenë përfunduar festat e fundvitit. Sipas besimeve të ndryshme, drita vezulluese sjellin fat dhe para.

Artikuj të ngjashëm