Ky burrë fal bukë për të gjithë ata që s’kanë mundësi gjatë muajit të Ramazanit

 Read in English

Para dy ditësh, Sabit Bardhi postoi në Facebook statusin dhe foton e mëposhtme. “Bukë falas për ata që s’kanë mundësi të paguajnë,” deklaroi ai dhe të gjithë iu gjendën për ta mbështetur.

Në një intervistë, Bardhi me banim në Maqedoni tha se “këtë akt po e bën për hir të Zotit, pasi është obligim si besimtarë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.”

“Kjo nuk është hera e parë që e bëjmë kët gjë, e aq më shumë në muajin e Ramazanit. Ne në këtë muaj, por edhe jashtë tij, në shitoren toën shpërndajmë ushqim falas për të gjithë të varfërit të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqim. Ndihmojmë me aq sa kemi mundësi t’ia dalim,” tha ai.

Bardhi tregon se frymëzohet nga njerëz si Halil Kastrati dhe Elvis Naçi.

Artikuj të ngjashëm