Bota

Për Papa Françeskun, homoseksualiteti u dizenjua dhe u dhurua nga Zoti

22 Maj 2018

Për Papa Françeskun, homoseksualiteti u dizenjua dhe u dhurua nga

Një mbijetues i abuzimit seksual nga një klerik deklaroi se Papa Françesku i tha se Zoti e bëri gay dhe e donte. Ky koment nga lideri i Kishës Katolike mbart mbi veten një peshë të jashtëzakonshme.

Juan Carlos Cruz, i cili foli privatisht me Papën para dy javësh në lidhje me abuzimin që i shkaktoi pedofili më famkeq i Kilit, tha se biseda arriti deri tek seksualiteti i tij sepse peshkopët në Amerikën Latine e përdorën kundër tij dhe e bënë të dukej si pervers dhe gënjeshtar.

“Më tha, Juan Carlos, fakti që je gay nuk ka rëndësi. Zoti të bëri të tillë dhe të do të tillë. Për mua s’ka rëndësi. Papa të do kështu si je. Duhet të jesh i lumtur me veten tënde,” tha Cruz për gazetën spanjolle El País.

Tanimë 87 vjeç, Fernando Karadima, burri i cili abuzoi me Cruz, u shpall fajtor nga Vatikani në 2011-n.

Për Papa Françeskun, homoseksualiteti u dizenjua dhe u dhurua nga
Juan Carlos Cruz

Greg Burke, zëdhënësi i Vatikanit, nuk konfirmoi nëse deklarata e Cruz i përputhej kontekstit dhe bisedës me Papën.

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që Papa Françesku shprehet i hapur dhe tolerant ndaj homoseksualitetit, pavarësisht mësimeve të kishës Katolike se seksi homoseksual dhe çdo lloj seksi jashtë një martese heteroseksuale është një mëkat.

Komenti në fjalë hedh një hap të rëndësishëm. Papa beson se homoseksualiteti është një orientim seksual, i dizenjuar dhe dhuruar nga Zoti. Papa nuk beson se njerëzit zgjedhin të jenë gay apo lezbikë, në dallim nga shumë figura të tjera të rëndësishme fetare.

Sado influencial të jetë Papa, deklarata e tij e aluduar nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e Kishës ndaj individëve të këtij komuniteti.

Burimi: The Guardian

MOS I HUMBISNI