Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Rama flet për Ambrozian: ‘Ç’të bëja, t’i merrja mikrofonin nga dora?’

 Read in English

Pak ditë më parë, në qendër të vëmendjes mediatike u vendos përplasja midis Edi Ramës dhe gazetares Ambrozia Meta, e cila e shtyu kryeministrin të braktiste konferencën për shtyp.

Në një intervistë për ABC News me gazetaren Mirela Milori, Rama u pyet për ngjarjen e mësipërme.

“Si ta merrte ajo përgjigjen e pyetjes nga mua kur nuk më dha mundësinë që unë të jepja përgjigje. Më vjen keq që u bë ngjarje, më vjen të qesh dhe të qaj me ata që e trajtuan si një moment heroizmi gazetaresk sepse ishte shfaqje brutale e mungesës së etikës. Pasi me nje mikrofon në dorë ajo nuk mund të ndërpresë atë që duhet të japë përgjigje. Pamundësia për të dhënë përgjigje më bëri të ndërpres konferencën. Çfarë të bëja? Të shkoja t’i merrja mikrofonin nga dora? Unë nisa t’i jap përgjigjen, por nuk pata mundësi.” deklaroi ai.

Ambrozia Meta, gazetare e “Fax news” e pyeti kryeministrin rreth fakit nëse ka apo jo PS- ja njerëz, që nuk kanë vëllezër apo kushërinj të lidhur me drogën që të drejtojnë Ministrinë e Brendshme, nisur nga rasti i shumëpërfolur Tahiri dhe Xhafaj. Pyetjen e Ambrozias ia ribëri kryeministrit gazetarja Milori duke u treguar më e kujdesshme në terma dhe ai u përgjigj kështu:

“Kaq të vështirë e ka PS- ja të gjejë njerëz ndryshe nga ata që përfliten për lidhje me krimin e akuzuar?”

“Jo. Pyetja ishte ndryshe. Ajo foli për njerëz të akuzuar. Duhet bërë një sqarim sepse ka akuza që bëhen nga drejtësia dhe ndaj tyre ka një reagim si në rastin e Saimir Tahirit. Duke i dhënë mundësinë për të thënë të vërtetën. Ka dhe akuza që vijnë nga burime të tjera që nuk kanë asnjë lloj kredibiliteti. Nëse hyjmë analizës se kush akuzon dhe nga kush akuzohemi…

Nuk kisha asgjë me të sepse ajo aq di, aq bën dhe aq kupton. Normal që kush krahason një burrë 2 metra me një vajzë të vogël, dihet çfarë krahu do të mbajë. Është mëkat që gjendja e medias është në këtë nivel. Ka mundësinë të pyesë kryeministrin edhe një person që nuk ka informacion…”

Burimi: Lapsi