Të qenit nënë është mjaftueshëm e vështirë ndaj kur e mendon, një listë me rregulla është gjëja e fundit që do të dëgjosh. Gjithsesi disa këshilla më shumë nuk bëjnë keq. Fundja askush nuk të mëson si të rrisësh një fëmijë, ndaj sa më shumë të dëgjosh dhe lexosh aq më i mirë do të jetë prindërimi yt.
Ç’duhet të shmangni para syve të fëmijëve, cilat janë këto gjëra? I mësojmë bashkë tani:
1. Thashethemet: Fëmija yt është i zgjuar. Ai po të dëgjon. Mos përgojo miqtë, mësuesit e tij, anëtarët e familjes apo këdo tjetër kur fëmijën e ke aty pranë. Ai mund ta keqkuptojë atë çka ti po thua ose mund të mendojë se është shumë në rregull të ndash informacione private për të tjerët.
2. Bërtitjet: Kur i bërtisni mbase për momentin keni zgjidhur punë, ama e gjitha kjo nuk ka për ta ndihmuar aspak situatën në të cilën ndodheni. Fëmija do të bërtasë mbrapsht dhe do të përqëndrohet vetëm te zemërimi juaj dhe jo te mesazhi që ju po përpiqni t'i përcillni.
3. Të shfryheni kundër bashkëshortit: Sido të jetë puna mos e shani bashkëshortin në sy të fëmijës. Do ta vendosni në një pozitë të vështirë, do ta lëndoni apo më keq akoma, fëmija do të humbasë respektin për burrin tuaj ashtu si edhe për ju.
4. Të shani trupin tuaj: Si nënë që po rrisni një fëmijë, ju duhet të jeni shembull i vetëvlerësimit dhe dashurisë ndaj vetes. Mos thoni sa e shëndoshë ndiheni apo sa e urreni mënyrën si dukeni. A nuk dëshironi që fëmija teksa rritet të ndihet bukur dhe mirë me veten? E pra, injektojani ju këtë model.
5. Të stresoheni për paratë: Kjo nuk duhet bërë për dy arsye kryesore: në radhë të parë ç’keni ndërmend t’i tregoni fëmijës? Që keni probleme financiarë dhe s’po ia dilni dot? Jo, duhet të dukeni sa më të përgjegjshëm dhe të suksesshëm para tij. Në radhë të dytë nuk keni përse ta shqetësoni. Ai do të mendojë se sot, apo nesër, nga momenti në moment do të dalë jashtë në mes të katër rrugëve.
6. Ankoheni për shëndetin e tyre: Çdo fëmijë ka probleme apo sëmundje të caktuara. Dikush një alergji apo një tjetër infeksion veshi. Ju gjithsesi mos flisni për këto çështje, pasi fëmija do të ndihet fajtor dhe madje do të nisë t'ju fshehë shumë dhimbje apo simptoma.