Gjatë gjithë kësaj kohe, Harry ka ndjekur një dietë stikte, ku sipas “Daily Mail” e gjitha ka konsistuar në të ngrënit shëndetshëm. Kështu princit i është dashur të heqë dorë nga ushqimet e përpunuara dhe paketuara për të ngrënë mundësisht vetëm fruta, zarzavate dhe gjithçka tjetër që mban vulën “e shëndetshme”.
Madje madje ka hequr dorë edhe nga e madhërishmja picë, një dietë kjo katërcipërisht e ndryshme nga mënyra ime e të ushqyerit, plot me ëmbëlsira apo të kripura. Nuk m’u desh shumë të kuptoja se të ngrënit pastër, pra mirë është shumë më e vështirë nga ç’mund ta mendoni. Ja ç’ndodhi kur hëngra njësoj si Harry për një javë.
DITA 1:
Për mëngjes hëngra 2 mandarina, meqë ishin fruti i vetëm që më erdhi në mendje. Disa orë më vonë, ashtu aksidentalisht nuk rrija dot pa pirë një kafe të ftohtë me karamel. Për drekë hengra një tas me spinaq ndërsa për darkë fasule. Jo vetëm që u ndjeva fajtore që e tradhtova dietën që në ditën e parë, por më vinte turp që u dorëzova direkt. Megjithatë isha e vendosur të mësoja më shumë rreth të ngrënit shëndetshëm dhe të paktën të rezistoja edhe ditën e dytë.
DITA 2:
Mëngjesi më iku sepse u zgjova vonë, por të paktën kisha mundësi ta tregoja veten në drekë. Bëra një sallatë me pulë të pjekur, karrota dhe speca. Përdora vaj ekstra të virgjër dhe piper të zi si salcë. Ishte e shijshme!
Për darkë hëngra karkaleca me hudhër dhe kuinoa. Një nga gjërat më emocionuese në ditën e dytë ishte se në fakt e shijova shumë ushqimin. Qeshë e mendimit që do të kisha gjithë kohës uri, nisur nga fjala “dietë” por jo! Mezi po prisja të eksperimentoja në pjata sa më kreative.
DITA 3:
E nisa ditën me një lëng kremoz me mollë, banane dhe kivi. ishte shumë i mirë, por gjithsesi kisha prapë uri. Përpara se të nisja dietën e Harry- t mëngjesin e anashkaloja çdo herë, zgjohesha vishesha dhe ikja në punë. Por e kisha ndarë mendjen: doja të ndryshoja cilësinë e jetës sime ndaj pata një motiv të zgjohesha herët. Për drekë kosumova kuinoan që më kishte mbetur dhe e shoqërova me asparagus. Mendova se duhet t’i shtoja pak peshk ose pulë, por në fakt s’ishte nevoja. Kuptova se jo gjithmonë duhet të hash mish.
DITA 4:
Në vend të kafesë së ëmbël artificiale shijova një tas me fruta. Drekë nuk hëngra sepse isha gjithë ditën në punë, s'pata kohë. Për darkë hëngra salmon me domate, qepë të kuqe dhe brokoli.
DITA 5:
E ndjeja që isha drejt një stili të ri jetese, ndihesha energjike dhe e lehtë pupël. Në mëngjes hëngra vezë, kërpudha dhe speca. Për drekë pulë të pjekur me karrota si dhe kuinoa me perime. Po haja kaq shumë kuiona sepse doja të hiqja dorë nga lidhja ime e përjetshme me orizin e bardhë.
DITA 6:
Edhe pse nuk më doli gjumi herët mora disa fruta me vete. Isha kreare për veten pasi nuk po shkoja të haja një ushqim të shpejtë që në mëngjes. Kuptova se kisha nisur të ndërgjegjësohesha dhe nuk më vinte ta prishja atë regjim.
DITA 7:
Ditën e fundit u zgjova dhe piva një smoothie, pastaj vazhdova me frutat, perimet dhe kuinoan. E vështira e kësaj diete ishte të pirit vetëm ujë, asgjë tjetër me gaz apo sheqer. Në fund të javës pashë si lëkura ime dukej më e pastër dhe më e shndërritshme. Unë isha plot me energji, s’e kisha menduar kurrë që ushqimi kishte ndikim kaq madhor. Tani po e shihja me sytë e mi. Ndonëse nuk mendoj se gjithë jetën time do të ha kuiona, e di të paktën se kur të zgjohem në mëngjes do ta mendoj dy herë atë kafen e karamelizuar.