TV Mania

Eleni Foureira reagon ndaj ofendimeve: ‘Këta racistë më bënë mbeturinë’

18 Maj 2018

Eleni Foureira reagon ndaj ofendimeve: ‘Këta racistë më

E shkrepur gjatë netëve të Eurovizionit kjo foto ku shfaqet Eugent Bushpepa dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira duke bërë simbolin e shqiponjës u bë shkak që një lum akuzash dhe ofendimesh të lëshoheshin mbi përfaqësuesen e Qipros.

 

She'll literally light up the ESC stage!!! @foureira you rock girl!!?

A post shared by Eugent Bushpepa (@eugentbushpepa) on

Gjatë një interviste për televizionin grek “Star Tv” Eleni foli rreth eksperiencës së saj në Lisbonë të Portugalisë dhe sulmit në fjalë.

Eleni Foureira reagon ndaj ofendimeve: ‘Këta racistë më

“Gjithë këto emisione më bënë mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, ku kaq papritur m’u kthyen të gjithë kundra. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më shtynë të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtetë nuk do më bëjnë të urrej Greqinë.” u shpreh artistja.

Eleni Foureira reagon ndaj ofendimeve: ‘Këta racistë më

Po kështu, një nga gazetarët e “Star Tv”, i cili ishte i pranishëm në Lisbonë tha se Eleni i përjetoi shumë keq akuzat dhe se u mbyll në dhomë e nuk pushoi së qari.

“Të gjitha ato komente negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë ndaj arsyej pse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa, Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me temat që u përfolën në Greqi”

Burimi: Panorama Plus