Vera po vjen, më saktë ka ardhur pasi plazhi ka filluar. Nëse nuk bën pjesë tek ata “zogjtë e parë” që tashmë e kanë shijuar detin atëherë mëso gabimet që këtë vit nuk duhet të bësh me rrobat e banjës.
Të mbash të njejtat
Të mbash të njejtat rrobabanjo nga viti i kaluar mund të duket një zgjidhje praktike. Ama ne po të themi se rrobat e banjës konsumohen më shpejt se çdo gjë tjetër, kështu që nëse këtë verë dëshiron të blesh këpucë të reja, më mirë bli rroba banje.
Të dalësh nga vetja
Nëse një model i caktuar rrobabanjosh është në modë, nuk ke pse ta blesh me domosdoshmëri. Nëse rrobat e banjës në fjalë nuk përshtaten me aktivitetet që ti kryen në plazh apo me natyrën tënde, është e kotë.
Të mos kërkosh suportin
Është e kotë të zgjedhësh një palë rroba banje bust nëse këto të fundit nuk të japin suportin maksimal. Të dukurit bukur është e rëndësishme por jo aq sa komoditeti.
Të vrasësh mendjen
Nuk duhet të vrasësh mendjen për vijat që krijohen nga dielli. Tek e fundit diku këto vija do të krijohen.