Thonjtë e bërë më manikyr-gel gjithnjë janë shoqëruar me zëra që flisnin se sa mund të rrezikojë diçka e tillë shëndetin tonë.
Është bërë kohë e gjatë që vajzat i aplikojnë pothuajse rregullisht, por ajo që shpesh harrojmë është rreziku që na kanoset dhe kjo, jo vetëm prej kimikateve që përmbajnë.
Në të shkuarën, Akademia Amerikane e Dermatologjisë ka bërë me dije se pavarësisht se duart në furrën e thonjve qëndrojnë për një kohë shumë të shkurtër, rrezet e dëmshme që gjenden atje, janë 4 herë më të forta se të diellit.
Kjo, vjen me kosto të mëdha, siç është kanceri i lëkurës. 2 vite më parë, Karolina Jasko, një vajzë 18 vjeçare u diagnostikua me melanomë, lloji më i rrezikshëm (që për pak i mori jetën) i kancerit të lëkurës. Pas analizave, rezultoi se shkaku ishin pikërisht thonjtë me xhel.
Dermatologët, këshillojnë që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, por kjo s’do të thotë të hiqni dorë përfundimisht prej tyre. Gjatë kohës që bëni thonjtë, e mira është të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme. Nëse sallonet ku shkoni nuk ua mundësojnë këtë, merreni me vete dhe aplikojeni në duar para se proçesi të fillojë.