Dietat zakonisht na duken të vështira dhe herë herë të pamundura për t’u mbajtur. Këtë herë mendojmë se i kemi rënë pikës dhe kemi gjetur dietën më të thjeshtë në botë, në mënyrë që humbja e kilogramëve t’ju duket si lojë.
Scandi Diet është emri i dietës që ne po propozojmë për ju dhe nisur nga fjala e parë “Scandi” besojmë se e kuptoni që origjinën e ka nga Skandinavia. Kjo dietë ka të bëjë pikërisht me mënyrën e të ushqyerit të njerëzve skandinavë. Ushqime të lehta por me shumë vlera.
E gjithë rutina ushqimore sillet rreth konsumimit të jo më pak dhe as më shumë se 1400 kalori në ditë. Dietologët tregojnë se kjo sasi kalorish është ideale dhe trupi e djeg me shumë lehtësi.
Nuk është e nevojshme të eliminoni nga rutina e ushqyerjes së përditshme, ato pjata që ju pëlqejnë. Ju nuk do ta keni prishur dietën për aq kohë sa nuk i keni kaluar 1400 kaloritë që përmendëm më lart.
Si funksionon?
Të gjitha matjet e porcioneve që hani mund t’i bëni me dorën tuaj.
Pra: Një dorë perime të ziera dhe pak mish do të ishin një vakt i përsosur dhe i pasur me të gjithë vlerat ushqimore të nevojshme.
E njejta gjë vlen edhe për sasinë e drithërave apo karbohidrateve.
Nërsa kur vjen puna tek sheqeri dhe yndyrnat e ngopura, nuk ju lejohet më shumë se një lugë çaji në ditë.
Mund të konsumoni pa frikë 3 vakte të plotë dhe dy vakte të ndërmjetëm. Mjafton që të mos i kaloni 1400 kalori.