I tha se dukej e plakur, Pink e vë komentuesin me shpatulla pas muri

 Read in English

Këngëtarja e njohur Pink mesa duket nuk kishte mjaftueshëm terezi për t’u marrë me një komentues në Twitter i cili e quajti atë “të plakur”.

38- vjeçares duket se ky koment nuk i ka pëlqyer aspak ndaj ka marrë pak kohë për t’i kthyer një përgjigje në mënyrën më fantastike të mundshme.

Nëpërmjet një postimi në këtë media sociale këngëtarja është shprehur:

“Ka akoma disa njerëz në botë të cilët zgjedhin të plaken natyralisht. Unë kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mija të jetës. Si të duket kjo?”

Kështu i është përgjigjur Pink kësaj deklarate të komentuesit.

Mesa duket këngëtarja ka zgjedhur ta shijojë jetën pa menduar aspak për mënyrën se si duket ndaj nuk lejon askënd ta gjykojë për pamjen e saj.

Artikuj të ngjashëm