Almedën do ta shohim si kurrë më parë: Me një këngë të sajën!

 Read in English

Almeda Abazin, Miss Shqipërinë 2008 jemi mësuar ta shohim së fundmi çdo të premte teksa prezanton spektaklin “Dancing With The Stars”.

26- vjeçarja, e përfolur për marrëdhënien dhe martesën vitin e shkuar me aktorin turk Tolgahan Sayışman pritet të vijë së shpejti me një projekt të ri.

Burime për Panorama Plus thonë ekzaktësisht se “modelja e njohur ka kohë që punon në fshehtësi për të realizuar një këngë pop dhe se kënga do të jetë në anglisht”. Mendohet po ashtu se së shpejti Almeda do ta marrë pjesë edhe në koncerte.

Në fakt kjo nuk ishte fort e papritur nisur nga fakti që Almeda, e ftuar në disa emisione turke ka performuar këngë të ndryshme dhe shqip mbi të gjitha!

Artikuj të ngjashëm