Pra ti po më thua se Kim fiton 100 dollarë në minutë duke mos bërë asgjë?!

 Read in English

Pikërisht! 100 $ duke mos i hequr apo shtuar asnjë qindarkë.

Kim Kardshian West është një ndër femrat e famshme më me influencë në botën e showbiz-it dhe përkatësisht njeriu i pestë më i ndjekur në Instagram. Një postim i saji në këtë media sociale ja del të bëhet viral sa hap e mbyll sytë duke mbledhur kështu reagime të panumërta nga ndjekësit e saj dhe jo vetëm.

Sipas një artikulli të Who What Wear 37- vjeçarja, duke mos bërë konkretisht asgjë, në vetëm një minutë arrin të shtojë në llogarinë e saj bankare 100 $. Si ju duket?

 

TWO MORE DAYS - KKW BODY @KKWFRAGRANCE

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Kjo shpjegon faktin përse Kim është kaq e lidhur me mediat sociale. Pasi janë pikërisht këto media që në bashkëpunim me angazhimet e tjera të 37- vjeçares, i japin asaj statusin aktual prej vajze të famshme dhe të pasur.

Pra në thelb Kim nuk është absolutisht ajo vajza e cila jeton më kot për Instagramin dhe postimet që bën në të.

Jeta e saj është e lidhur me mediat sociale po aq shumë sa ç’është e lidhur jeta e Bill Gates me kompaninë Microsoft.

Artikuj të ngjashëm