Mëso njëherë këto rregulla, pastaj kërko punë!

 Read in English

Këto janë 4 rregullat e artë që duhet të ndiqni patjetër përpara se të aplikoni për një vend pune. Mbajini vath në vesh në rast se doni të pranoheni!

Sillu mirë!

Nuk është se po të ndhmojmë shumë duke të kujtuar se duhet të sillesh mirë me çdo punonjës të kompanisë në të cilën po aplikon për punë. Ama po bëjmë punën tonë, duke të treguar se është shumë e rëndësishme të respektosh çdo punonjës, duke filluar që nga recepsionisti.

Mos shfaq pakënaqësitë!

Të shfaqësh pakënaqësitë që ke nga punëdhënësi i kaluar tek punëdhënësi i ardhshëm është diçka e cila nuk duhet bërë. Eksperienca ka treguar se punëdhënësit e kompanive nuk i kanë fort qejf njerëzit që mbajnë dhe transmetojnë fjalë sa në një vend pune në tjetrin.

Fokusohu tek puna

Mos u fokuso tek paga! Sigurisht ajo është shumë e rëndësishme në arritjen e një marrëveshjeje, ama punëdhënësi i ardhshëm ka më shumë interes të dëgjojë ato që ti ke për t’i ofruar kompanisë së tij.

Ji aty!

T’i përgjigjesh shpejt mesazheve është diçka të cilën e kërkon çdo punëdhënës. Në atë mënyrë kuptohet se sa korrekt dhe i gatshëm je ti si punonjës i ardhshëm.

 

 

Artikuj të ngjashëm