Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë: Vjen në jetë bebushja Nikol!

'Erdhi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vëllait'

 Read in English

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi pasi Erisa Xhixho ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, bebushen Nikol. Lajmin e ka bërë të ditur vetë politikania, e cila ka postuar një foto në Instagram.

“Ka lindur një engjëll me emrin Nikol, që erdhi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vëllait Henri. E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti.”- shkruan ajo.

Në 21 maj të 2016-s, Erisa Xhixho u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë Henrin, djalin e madh të familjes. Një javë më vonë, Henri do ta festojë ditëlindjen me motrën e vockël. Urime!

Artikuj të ngjashëm