Muaj më parë qarkulluan fjalë se këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito ishin në një marrëdhënie të mundshme, kjo për shkak të flirtimit të Kiarës me Butrintin, kur ai ishte i ftuar në "Select", në Top Channel.
Po kështu dyshja u fotografua asokohe duke drekuar në Prishtinë. Nga ana tjetër u aludua se kënga “Xhanem” ishte shkruar pikërisht për Kiarën.

Ndonëse dyshja nuk e ka pranuar kurrë se mund të ketë patur diçka mes tyre, madje Butrinti e ka mohuar kategorikisht, Kiara na bëri sot të dyshojmë.
E ftuar në “Pop Culture” Kiara tha se ka patur një simpati për Butrintin që kur ai kishte publikuar shumë pak këngë, këngë pas të cilave ishte afeksionuar.
Fill pas kësaj moderatorja Dojna Mema e pyeti përse nuk e kishte të dashur Butrintin:
“Është larg, nuk funksionojnë lidhjet në distancë.” u shpreh ajo. Mos ishte kjo arsyeja pse lidhja (nëse kishte një të tillë) s’funksionoi?
“Pra nëse do të ishte [Butrinti] në Tiranë do të kishte ndonjë bisedim? “Sigurisht!” u përgjigj ajo.
Po kështu u pyet nga Dojna se me kë të famshëm do të dëshironte të kishte një lidhje dhe gjejeni pak kë zgjodhi: BUTRINTIN.