Mbase ju jeni duke mbajtur një dietë për shumë arsye, ama kjo dietë mund të mos jetë duke funksionuar. Arsyet mund të jenë të ndryshme por duhet të dini si ta kuptoni nëse regjimi ushqimor që po ndiqni në vend që t’ju rregullojë në fakt po ju prish punë.
Nuk ha dot me të tjerë
Nëse për shkak të dietës detyrohesh të hash gjithmonë veëm atëherë kjo dietë është thuajse e pamundur për t’u mbajtur. Nuk e përse të torturosh veten duke mbajtur një regjim i cili nuk të përshtatet aspak.
Nuk po ha mjaftueshëm
Një dietë nuk ka të bëjë me të ushqyerit në sasi të vogël. Nëse sasia e ushqimit e përcaktuar në dietë nuk të ngop, atëherë nuk ke pse të vazhdosh dhe ta mbash këtë lloj regjimi.
Nuk i ha të gjitha
Në rregul, ka ushqime të caktuara të cilat mbase nuk duen ngrënë. Ama kjo nuk është diçka fort e mirë, pasi një organizëm mbi të gjitha duhet të jetë i shëndetshëm dhe i mirëushqyer.
Ndjen lodhje
Nëse gjatë mbajtjes së dietës ke momente në të cilat ndjen lodhje, duhet patjetër ta lësh këtë dietë dhe të konsultohesh me një specialist për të marrë një plan tjetër detik.
Nuk të shijon çfarë ha
Edhe kjo është diçka e cila nuk ka përse të ndodhë. Nëse nuk po e shijon atë që po ha atëherë nuk ke përse ta vazhdosh atë lloj diete.