KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Transformim total

Si të bëjmë dhëmbë borë të bardhë në  shtëpi!

10 Maj 2018

Nëse vazhdoni ende kërkimet për dhëmbë të bardhë, po ua lehtësojmë jetën njëherë e mirë.

Më poshtë, po ju tregojmë çfarë të bëni dhe çfarë jo për të zbardhur dhëmbët në kushte shtëpie me mjete rrethanore.

1. Çumçakëza pa sheqer.

Studimet kanë treguar se një çumçakëz pa sheqer pas ushqimit do t’ju ndihmojë të pastroni dhëmbët nga papastërtitë dhe nuk i lejon ato të zverdhen.

2. Sodën e bukës.

E kemi thënë e stërthënë që soda e bukës bënë mrekullira.  Miksimi i sodës së bukës me ujë do të bëjë të zhduken gjithë shtresat e papastërtive të akumuluara nga ushqimi.

Nëse asnjë nga këtu nuk ju jep rezultatin që dëshironi, zgjedhja e fundit ju mbetet një trajtim zbardhues tek dentisti.

Përveç këtyre ekziston gjithashtu një listë e gjatë elementesh që nuk duhen përdorur pasi falë tyre, dhëmbët tani janë të verdhë.

1.Çaji.

Çaji i bën shumë mirë shëndetit, por e keqja është se shkakton papastërtira. Nuk ju themi kurrsesi të hiqni dorë prej tij, por para se ta konsumoni hidhni pak qumësht.

2. Vera e kuqe

Një gote vere është e pamundur t’i rezistosh, por duhet të dish koston që lë pas shija e saj.  Vera e kuqe mund të shkaktojë njolla në dhëmbë.

3. Karamelet

E keni parasysh kur karamelet dhe lëpirëset ndryshojnë ngjyrën e gjuhës tuaj? Të njëjtën gjë bën edhe me dhëmbët. Shmangini sa të mundni.

4. Kafja

Kafja e zezë është gjithashtu një tjetër element që nuk i lë dhëmbët tuaj të jenë plotësisht të bardhë.  Edhe këtu duhet të shtoni pak qumësht dhe s’duhet të harroni kurrsesi të pini ujë pasi të keni konsumuar kafen.

Burimi: Huffington

MOS I HUMBISNI