Çfarë po ndodh rreth nesh

Princi Leka dhe Elia Zaharia: Martohemi në shtator të 2015-tës

13 Shtator 2014

Princi Leka dhe Elia Zaharia: Martohemi në shtator të 2015-tës

Princ Leka dhe artistja Elia Zaharia kanë deklaruar në ekran vendimin e tyre për martesë në shtator të vitit që vjen, pra në 2015-tën. Kanë pritur që të kalojnë pesë vite nga shpallja e fejesës së tyre në vitin 2010, për të hedhur një hap të rëndësishëm në jetë, atë të martesës.

Vitet e fundit pyetjeve të tyre në media për një plan të afërt martese ata i përgjigjeshin se ia kishin lënë të ardhmes një ceremoni të tillë, edhe për faktin se nuk do të ndryshonte asgjë në jetën e tyre, përderisa bashkëjetojnë në rezidencën e princit Leka në Tiranë.

Gjatë një interviste në ambientet e banesës dhënë për Sonila Meçon në "Agon Channel", çifti rrëfeu detaje të lidhjes që nga njohja e tyre. Pyetjes nëse kanë plan të celebrohen, princi iu përgjigj: "Po, kemi plan të martohemi në shtator të vitit që vjen". Në këtë moment ndërhyri Elia, duke pohuar se ndoshta mund të organizohej vitin që vjen, por princi ia mori fjalën duke u shprehur i sigurt.

Ai pohoi se duan të organizojnë një dasmë madhështore sipas protokollit të Oborrit Mbretëror, dhe ku kanë plan të ftojnë shumë familje të njohura mbretërore në botë. "Dëshirojmë të organizojmë një dasmë të mrekullueshme, që të shërbejë dhe si reklamë për Shqipërinë, në mënyrë që kur të huajt të vijnë në dasmën tonë, të ndryshojnë krejtësisht opinionin që kanë për këtë vend", tha princ Leka.

Ata treguan se jeta që bëjnë si çift, është sa familjare aq dhe me udhëtime jashtë vendit, përderisa sipas axhendës së vizitave të përvitshme takohen me princër e princesha nga shumë vende. Përmendim këtu pjesmarrjen në 400-vjetorin e dinastisë Romanov në Rusi, praninë e tyre në dasmën e princit të Egjiptit me princeshën e Afganistanit etj.

Burimi: Suplementi Panorama Plus

#showbiz

MOS I HUMBISNI