Dy vajza, 10 dhe 11 vjeçe, konspiruan të vrisnin një shoqe klase

 Read in English

Dy vajza, 10 dhe 11 vjeçe janë akuzuar me paramendim për të vrarë një shoqe klase në Virginia, Amerikë.

Mediat pranë qytezës ku jetonin dy vajzat raportuan se ato komunikonin në gjuhë kriptike dhe e inkurajonin njëra-tjetrën t’i fshinin mesazhet.

Forcat policore u njoftuan kur një prind e raportoi incidentin tek stafi i shkollës. Dy vajzat u ndoqën penalisht si minorene nën akuzën paramendim për të vrarë.

Mesazhet e shkëmbyera nuk u publikuan, por u tha se shënjestra ishte një tjetër vajzë që shkonte në të njëjtën shkollë me to. Për fat, vrasja e paramenduar nuk u realizua.

Identiteti i vajzave nuk u bë publik sepse janë minorene, po ashtu dhe emri i shkollës.

Burimi: New York Post

Artikuj të ngjashëm