Një ditë pasi mori pjesë në “Met Gala 2018”, Kendall Jenner doli në mbëmje vonë rrugëve të New York- ut bashkë me motrat e saj.
Modelja zgjodhi të vishte një kostum të bardhë ekstravagant dhe një palë këpucë të hapura të kuqe. Por nuk ishte këtu çështja. Njerëzve u shkuan sytë tjetërkund: çanta!
Kaq e vockël ishte çanta Jacquemus sa Kendall e mbante me dy gishta. Kështu nisën hamendësimet në internet se çfarë mund të kishte futur Kendall- i brenda në çantë.
Një letër nga mamaja Kris ku i shkruan: “Shumë mirë dukesh zemër, mos e vrit mendjen!” mendon dikush.
Hmmm një llastik flokësh apo ca të shkoqura?
Zgjedhja u duk qesharake, krejt e panevojshme dhe një tjetër idiotësi e radhës që mban vulën Kardashian. Por Kendall nuk është e vetmja që ka mbajtur një çantë- portofol të tillë.
Në fund të vitit të shkuar, në një udhëtim në Barbados, Rihanna mbante një mini çantë mustard.
Gigi Hadid po ashtu
Si dhe Emily Ratajkowski