KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Femije

Gabimet që bëjnë prindërit me kremin e diellit

9 Maj 2018

Në muajt në vazhdim na presin temperatura të larta dhe ne si prindër e dimë, se përpos shumë detyrave na shtohet edhe një tjetër: t’i mbrojmë fëmijët nga dielli.

Pa kuptuar shpesh nuk veprojmë ashtu siç duhet. Në vazhdim do t’ju tregojmë disa gabime që ndodhin në verë me kremin e diellit.

1. I lyejmë fëmijët vetëm kur shkojmë në plazh

Nëse ka një vend ku të gjithë përdorin krem dielli është në plazh. Por gjatë verës, fëmija luan edhe jashtë në kopsht, para pallatit apo në lagje ndaj sigurohuni ta lyeni gjithmonë, përpara se të dalë nga shtëpia.

2. Nuk i lyejmë rregullisht

Fatkeqësisht, duke e lyer fëmijën vetëm një herë në ditë është shumë e rrezikshme. Shumica e kremrave ofrojnë mbrojtje deri në 2 orë, sado e lartë të jetë SPF- ja e tyre. Mbrojini fëmijët duke i lyer çdo dy orë.

3. Nuk përdorni mjaftueshëm krem

Pavarësisht se ç’lloj kremi keni blerë apo ç’SPF përmban është shumë e rëndësishme që ju të përdorni mjaftueshëm krem mbi lëkurën e fëmijës. Sigurohuni të paktën të përdorni 2 lugë gjelle krem.

4. Mjaftoheni vetëm me kremin

Padiskutim, kremi i diellit është një metodë shumë efektive në mbrojtjen ndaj rrezatimit. Çështja është se kaq nuk mjafton. Mundohuni t’u mbani fëmijëve vënë syze dhe kapele.

5. I besoni hijes së çadrës

Ka një keqkuptim të madh këtu: besohet se nëse je në hije je i mbrojtur nga rrezet ultraviolet. Në fakt jo, ndaj ndonëse fëmija po luan apo po fle në hije, ju mos harroni ta mbroni me kremin kundër diellit.

6. Kujtoheni me vonesë

Na ka ndodhur të gjithëve: nisemi shpejt e shpejt për në park apo det dhe vetëm kur mbërrijmë aty kujtohemi të lyejmë të vegjëlit tanë. Kini parasysh, me kremin e diellit duhet të lyhesh 30 minuta para se të ekspozohesh në diell.

7. Anashkaloni zonat kryesore

Fëmija rrezikon të digjet keq veçanërisht në pjesën e ballit, pjesën e pasme të krahëve dhe këmbëve, pjesë këto që përgjithësisht nënvlerësohen.

 

MOS I HUMBISNI