Për të gjithë ju që maji ju zuri me disa kile tepër, mos u shqetësoni sepse le të themi se ka ende shpresë. Me pak ushtrime të vazhdueshme mund t'ja dilni që vetëm në më pak se 2 muaj t'i tonifikoni kofshët dhe vithet. Fillojmë pa humbur kohë.
- Squat, baby squat! Uluni-ngrihuni dhe kujdes shpinën, mbajeni drejt.
- Përkuluni duke mbajtur një shkop në dorë si në foto.
- Qëndroni në njërën këmbë, ndërkohë që tjetrën e spostoni mbrapsht. Përsëritni të njëjtin veprim edhe me këmbën tjetër.
- Shtriuhuni me kurriz dhe përsëritni ushtrimin e mëposhtëm me radhë.
- Sfida e radhës! Një-dy-një-dy: Nëse nuk keni një kuti të fortë, edhe shkallët bëjnë punë.
- Hapini këmbët më shumë se gjerësia e shpatullave dhe uluni duke mbajtur gjithë peshën me shputat.
- Qëndroni drejt dhe ngrihuni me majat e gishtave.
Shënim: Të gjithë ushtrimet ju këshillojmë t'i përsërisni 10-15 herë, me nga 2 sete.