Breanna Mules është një 21- vjeçare nga Australia, stiliste e cila në profilin e saj në Instagram numëron me mijëra ndjekës. Kjo vajzë e filloi karrierën e saj duke krijuar outfit-e për vajzat e famshme, bazuar në stilin dhe preferencat e tyre personale.
Ajo kombinon veshje të markave të njohura botërore, duke krijuar kështu outfit-e të dala nga mendja e një stilisteje pa patur nevojë për një të tillë.
E veçanta e punës së saj, qëndron në faktin se Breanna këto pamje nuk i krijon vetëm për vajza të cilat e kanë mundësinë të blejnë ato veshje që 21- vjeçarja ekspozon. Të gjiha vajzat mund ta gjejnë vetën në këto kombinime, duke shtuar dhe duke hequr pjesë të tyre sipas dëshirës.
Pra ajo është pak a shumë një stiliste virtuale për të gjithë ndjekësit e saj. Instagrami i dha kësaj 21- vjeçareje famën e tanishme, duke e ndihmuar që të krijojë markën e saj, në mënyrë që outfit-et që ajo ekspozon të mund të bëhen të përballueshme financiarisht nga të gjithë.