Kur bëhet fjalë për "Ushqim VS. Seks" le ta pranojmë se rezultati është përgjithësisht 50:50, edhe pse në një sondazh tonin vumë re se njerëzit zor se do të hiqnin dorë nga seksi. Por nëse ushqimi do të kishte ndonjë AS nën mëngë, i cili do të na vinte në dyshime e do të na detyronte të hiqnim dorë nga seksi, do të ishte padyshim bakllavaja.
Siç e shihni, 57% do të zgjidhnin para seksit orar: një copë ballkavaje, me arra, sherbet e petë që të shkrijnë në gojë!
Për një kënaqësi si kjo ëmbëlsirë, nuk kemi pse presim deri në fund të vitit, por kushdo që është fans i gatimeve në shtëpi, mund të ndjekë recetën e mëposhtme.
Sipas revistës “Shije” përbërësit për një bakllava në shtëpi janë:
- 2 vezë
- 1/2 filxhan çaji vaj
- 2 lugë gjelle kos
- 1/2 filxhan çaji qumësht
- 1 lugë ëmbëlsire sodë për ëmbëlsira
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 500 gr miell
- 1 tas arra të shtypura
- 200 gr margarinë
- 1 pako niseshte
- 7 gota uji sheqer
- 6 gota ujë
- 1/2 gote uji lëng limoni
Përgatitja është e tillë:
Në një enë hedhim vezët, vajin, qumështin, kosin, lëngun e limonit dhe i përziejmë. Më pas, i shtojmë miellin, kripën, sheqerin, sodën për ëmbëlsirë dhe i përziejmë derisa të bëhet një brumë pak i fortë.
Nga brumi marrim pjesë të vogla dhe i rrumbullakosim. Mbi tavolinë, hedhim niseshte dhe pjesët e brumit i hapim me madhësinë e pjatës së kafese. Këto pjesë i vendosim nga katër mbi njëra-tjetrën duke i lyer me margarinën e shkrirë.
I vendosim në tepsi dhe në mes pasi i vendosim arrat vazhdojmë me pjesën tjetër të petave. Pasi vendosim shtresën e fundit, i shtypim anët me anën e një thike dhe më pas e presim në copa. Sipër i hedhim margarinën e shkrirë dhe e vendosim të piqet në furrë me nxehtësi 170 °C për 50-55.
Përgatisim shërbetin duke zier ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit për rreth 10 minuta dhe pasi të bëhet i vakët ia hedhim bakllavasë së sapo dalë nga furri. Nëse dëshironi shërbetit mund t’i hidhni disa karafila ose t’i shtoni pak lëng trëndafili për aromë.
Shijojeni! :)