Hejj , më në fund koha u ngroh dhe unë me zor po e prisja këtë. E jo më kot , por për një arsye madhore. Mund të realizoja një nga recetat e mia të preferuara , japrakë me gjethe rrushi. Hmm , taman taman kjo është mënyra që ime më ka zgjedhur t’i bëjë dhe unë i dashuroj aq shumë , sa nuk numëroj dot sa ha.
Mblidhni familjarët rreth tavolinës (unë me mamin i bëjmë gjithmonë bashkë) , përvishni mëngët dhe bëjini me shumë dashuri.
Nga duart e bukura të mamit tim , drejt e tek tavolinat tuaja.
Përbërësit për 30-40 gjethe rrushi:
1 gotë uji oriz
1 tufë qepë të njoma
1 tufë kopër
1 tufë nenexhik
1 dorë spinaq
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Pasi i kemi larë dhe kemi grirë hollë të gjithë përbërësit, i përziejmë në një enë të madhe.
Shtojmë orizin , kripën , piperin e zi dhe vajin e ullirit (sipas shijës suaj).
Shtypini për pak sekonda me dorë.
Gjethet e rrushit duhen të jenë valuar 2-3 minuta dhe të jenë ftohur, kur të fillojmë me procedurën e mbushjes.
Shtroni gjethen e rrushit në tavolinën tuaj të punës. Vendosni nga masa e përgatitur në mes të gjethes , palosni njëherë njërën anë e pastaj tjetrën e pastaj rrotullojeni si role.
Shtroni një rradhë me gjethe rrushi në fundin e tenxheres , rradhisni japrakët dhe hidhini vaj ulliri, 2 filxhanë kafe dhe ujë 1 gotë.
Vendosni një pjatë sipër (që të mos lëvizin).
I ziejmë me zjarr të ulët. Servirini me kos dhe feta limoni.
Ju bëftë mirë! Lexohemi në recetën e ardhshme !!!
Jona