Jeta ishte e vështirë për mua që në fillim. Isha metalar në gjimnaz. Kisha flokë të gjatë, të zinj, vishja vetëm rroba të zeza, dëgjoja heavy metal, e kuptoni për çfarë e kam fjalën. Isha më i gjati në klasë. Njerëzit mendonin se merresha me drogë ose me magji të zezë. Nuk zija dot shokë sepse isha shumë i turpshëm dhe askush nuk donte të më njihte mjaftueshëm sa për të kuptuar që isha një fëmijë i ëmbël. Më ndodh akoma: Mund të kem pasur tre shokë gjithsej.
Prindërit mendonin se ishte një fazë dhe do të më kalonte. Kam tre motra dhe vëllezër që janë njerëz normalë, funksionalë. Koha kaloi, kapa të njëzetat dhe asgjë s’ndryshoi, përveç mënyrë si shihja veten. Fillova të besoj fjalët që njerëzit kishin thënë për mua gjatë gjithë këtyre viteve – që isha i shëmtuar dhe i çuditshëm. Jetoja në një shoqëri shumë tradicionale dhe njërezit s’ishin mendjehapur. Kështu që, bija pre e bullizmit vazhdimisht. Në momentin që hyra në pubertet, pastaj në adoleshencë, pastaj në rininë e hershëm, fillova të fiksohesha me faktin që vajzat s’rrinin dot një moment pranë meje.
Isha njëzetë e diçka vjeç dhe s’kisha puthur askënd. S’kisha vetëbesim dhe mendoja se s’do të bëja asgjë me vlerë në jetë edhe pse isha diplomuar në një degë të mirë. E ardhmja ime do të ishte e rehatshme, të paktën financiarisht. Mendoja të vetëvritesha, por s’pata kurrë guxim mjaftueshëm. Shpesh mendoja se nëse do të gjeja një grua që do të më donte, të më pranonte, gjithë gjërat e tjera do të rregulloheshin. Ishte një periudhë shumë e errët dhe e dhimbshme e jetës sime.
Atë vit për ditëlindje, dola me prindërit për drekë. Më kujtohet që mora një taksi deri tek restoranti dheu ula përballë sime mëje, që filloi të më kritikonte menjëherë. “Me gjërat që po bën, s’ke për t’u martuar ndonjëherë. I tremb njerëzit me mënyrën si dukesh,” më thoshte. Ç’përkeqësoi situatën ishte babi im, që thjesht ndenji aty dhe tundi kokën në pohim, si për të thënë se binte dakort me çdo gjë që po thoshte nëna ime. Mendoja se unë dhe babi ishim të ngjashëm dhe do t’i kërkonte nënës të pushonte, por jo, s’e bëri. Kjo më lëndoi shumë.
Eca deri në shtëpi atë ditë dhe kalova pranë një vendi që e dija se ishte bordello. S’kisha në plan të futesha, të paktën jo me ndërgjegjje. Sidoqoftë, hyra. Dhoma ishte e errët. Ishte dekoruar me drita të kuqe dhe jeshile, vinte era alkool dhe cigare. Kishte shishe rumi kudo. Në katin e parë kërcehej dhe pihej. Aty zgjidhje vajzat. Në katin e dytë kishte vetëm dhoma.
U ula në banak dhe një grua m’u afrua menjëherë. Ishte kolumbiane, në të tridhjetat, me flokë të zinj dhe lëkurë zeshkane. Ishte atletike dhe kishte sy të bukur kafë. E di që tingëllon e çuditshme, por ndihesha i cënueshëm. Më bëri të ndihesha rehat. Ndenjëm aty për rreth 20 minuta dhe pastaj u ngjitëm lart në dhomë.
I thashë që e kisha për herë të parë dhe se duhej të tregohej e butë. Aty kuptova që kjo ishte diçka e çuditshme për t’i thënë një prostitute. Isha shumë nervoz, por në përgjithësi përvoja më kënaqi. Ndjeva siklet kur mbaruam. Folëm për disa minuta dhe i thashë se do të kthehesha sërish. Sidoqoftë, s’u ktheva atje për ca kohë. S’më dukej momenti i duhur. Kur u ktheva, një muaj më vonë, më thanë se ishte shpërngulur në Kolumbi.
U zhgënjeva dhe s’shkova më. Doja ta njihja jashtë bordellos, por s’mu dha shansi. Teksa kthej kokën mbrapa, më mirë që ndodhi ashtu. Ishte personi i parë që s’më trajtoi si përbindësh. U tregua e sjellshme dhe më pranoi. Prej saj, prej gruas me sy të ëmbël, jeta ime ndryshoi. Disa muaj më vonë, njoha një vajzë në një koncert, u martuam dhe vite më vonë u divorcuam. Kështu është jeta.
Aty ku ishte bordello dikur, sot ndodhet një market. Sa herë festoj ditëlindjen, mendoj për të. Vras mendjen ç’i ndodhi.
Shkruar nga një djalë anonim për Quartz.