Showbiz dhe TV

Ermal Meta rrëfen momentin më prekës mes tij dhe të ëmës

28 Prill 2018

Ermal Meta rrëfen momentin më prekës mes tij dhe të

Dje, Ermal Meta dha një intervistë për Vanity Fair Italia. Fituesi i Sanremo foli për thuajse çdo gjë, që nga planet e së ardhmes, largimin nga Shqipëria, marrëdhënien me babain dhe nënën e tij.

Meta ka 28 vite që nuk flet me të atin. “Edhe kur jetonte me ne nuk i flisja,” thotë Meta. “Kam shkruar një këngë, ‘Vietato morire.’ Kush e dëgjon mund t’i bëjë ca llogari [si i kam punët me babain.]”

Ndërsa me nënën, marrëdhënia është krejt tjetër. Për të demonstruar rolin e nënës së tij, kantautori tregoi në episod prekës nga rinia.

“Mbaj mend që kur isha 20 vjeç më ka bërë për të qarë për një javë. Doja me patjetër një tastierë elektronike, por nuk s’kisha mjaftueshëm para për ta blerë dhe s’ia kërkoja dot as mamit që punonte fort. Një ditë, vij në shtëpi dhe motra që më hap derën më thotë ‘shko në dhomë’. Dhe ja ku ishte tastiera. Ime më kishte marrë hua për ta blerë. S’e preka me dorë për ditë të tëra, ndihesha në faj. Mendoja ta ktheja, i thosha vetes ‘je treguar shumë egoist’. Sidoqoftë s’e fshihja dot faktin se e doja shumë [tastierën].”

MOS I HUMBISNI