Kush tha që peneli perfekt është i paarritshëm, me siguri s’ka parë teknikën e Kylie Jenner. Për fatin tonë, 20-vjeçarja vendosi të ndajë sekretin në Instagram. Në parim, s’ngjan ndonjë gjë e vështirë.
Kylie hoqi dorë nga e zeza tipike e penelit dhe përdori një ton të errët sysh nga koleksioni i linjës së saj me Kourntey Kardashian. Para se të niste me penelin, Kylie bëri gatin bazën e syrit duke aplikuar tone nudë.
Le të kalojmë tek teknika.
Hapi i parë konsiston në vizatimin vijës së sipërme të bishtit me anën e një furçe të sheshtë e me kënd.
Së dyti, vizatoni vijën e poshtme të bishtit dhe bashkojeni me qerpikët e poshtëm.
Më pas mbushni hapësirat boshe. Kylie nis nga mesi i syrit dhe e aplikon tonin për jashtë drejt bishtit.
Look-u përfundohet me pak korrektor në anë të penelit, për t’i bërë linjat më të pastra dhe për të pastruar gabimet.
Kaq ishte.