Nuk e di për ju, por unë jam një nga ato njerëz që më pëlqen të mbaroj gjithcka në darkë. Darkën, drekën për nesër, të fus rrobat në lavatrice, të bëj gati rrobat që do veshim nesër, të rregulloj shtëpinë, etj. E cfarë ka të keqe këtu, do pyesni veten? Jo, jo. Nuk ka. Përvecse një fakti të vockël fare, i bie që të flesh në orën 1 ose 2 të natës. E kjo sjell një zgjim të vonë, e si rrjedhojë, koha për të përgatitur një mëngjes të denjë nuk ka qenë kurrë e mjaftueshme.
Po, kjo ishte një vuajtje e madhe për mua. Derisa gjeta zgjidhjen perfekte. Një mëngjes me aq vlera ushqyese sa të më furnizonte më energji për një pjesë të mirë të ditës, një mëngjes të shijshëm e çfarë është më e rëndësishmja, një mëngjes që do të më merrte vetëm 5 minuta nga koha ime. Smoothieeeee!!!!!!
Unë kam vendosur të ndaj me ju dy lloje, të cilat janë shumë të pasura në vlera ushqyese dhe të shijshme. Receta e parë përmban avokado, superushqimin e kohëve të fundit, të cilën nuk duhet ta lini jashtë dietës suaj ushqimore, spinaqin (nuk besoj se ka nevojë t’jua tregoj unë sa i mirë është apo jo?), banane dhe mango, superfruta plot vitamina dhe jo vetëm.
Receta e dytë përmban boronicat, një tjetër superushqim, plot e përplot me antioksidantë , luleshtrydhet dhe bajamet.
Por për të bërë një smoothie të mirë (dhe një smoothie i mirë nuk quhet vetëm nga shija, por që të gjithë përbërësit të shpërbëhen në mënyrë të përkryer dhe vitaminat e fibrat të mos humbasin), duhet pajisja e duhur. Kam provuar shumë, por të duhurin e gjeta tek Kenwood. Nutri-Blend, 3 në 1, është pajisja e duhur që gjithsecili prej nesh duhet të ketë në shtëpitë e veta.
RECETA E PARË :
1 avokado
1 banane
450 gr spinaq
2 mango
2 gota uji qumësht soje , bajameje apo cfarëdo lloj qumështi që ju preferoni
1 lugë gjelle fara të ndryshme (chia , kerpi , lini , etj)
Përgatitja:
Shtojini të gjithë përbërësit në gotën familjare të Nutri-Blendit dhe shpërbëjini derisa të formohet një masë kremoze.
Smoothie është gati!!
RECETA E DYTË:
500 gr luleshtrydhe
300 gr boronica
4 gota uji qumësht soje ose qumësht tjetër
50 gr bajame
1 lugë caji kanellë
2 lugë caji fara chia
Përgatitja:
Shtoni përbërësit, pervec bajameve në gotën e madhe të blenderit dhe shpërbëjini derisa të formohet një masë kremoze.
Në gotën e vogël të Nutri-Blend, shtoni bajamet dhe bluajini derisa të bëhën pluhur.
Shtojini mbi gotën e mbushur me smoothie dhe shijojeni.
JU BËFTË MIRË !
Këshilla:
Një nga ditët që ju keni më shumë kohë të lirë , përgatitini përbërësit duke i qëruar dhe prerë në copa e duke i vendosur në qese, në ngrirje. Kështu i ruani të freskëta dhe kurseni kohë.
Për personat apo fëmijët që nuk i pëlqejnë perimet , kjo është mënyra e duhur për t’i konsumuar pasi shija e frutave mbizotëron.
Nutri-blend vjen dhe me një gotë individuale , ku mund ta përgatisni smoothie-n, t’i vini kapakun dhe ta merrni me vetë rrugës për në punë.
Me shumë dashuri dhe shije.
JONA
Ju kujtoj se këto produkte, por dhe shumë të tjera mund t'i gjeni duke klikuar këtu!