KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Kush janë të famshmit me inteligjencë gjeniu?

22 Prill 2018

IQ- ja, i njohur si koeficienti i inteligjencës shërben për të matur deri diku inteligjencën tuaj përmes performancës së mendjes gjatë disa testimeve standarde. Dy e treta e popullsisë shënon një inteligjencë mesatare, e cila qëndron brenda kufinjve 85- 115. Vetëm 2.5 % arrin të ketë një inteligjencë mbi 130, ndërsa 2.5 % tjetër gëzon një inteligjencë nën mesataren, nën 70.

Në do t’ju listojmë disa të famshëm, të cilët kanë një koeficient inteligjence mbi normalen. Mendjet e tyre janë mendje të ndritura gjenish.

Komediani dhe producenti Conan O’Brien shënon një koeficient inteligjence plot 160. Në fakt nuk është shumë për t’u çuditur po të mendosh shkrimin e skeçeve të shumta që O'Brien ka realizuar apo të qenurit student në Harvard. Ky nivel inteligjence e rendit O’Brien përkrah Ajnshtajnit apo Stephen Hawking- it.

Një nga aktoret më të suksesshme të Hollywood- it, Meryl Streep gezon një inteligjencë për t’u patur zili. Ekzaktësisht koeficienti i saj është 143.

Aktorja amerikane Jayne Mansfield, e cila gjithashtu ka pozuar për “Playboy” kishte një inteligjencë mbi mesaturen, 149.

Listës i bashkohet edhe komediani Steve Martin, koeficienti i inteligjencës së të cilit është 142. Përveçse një nga njerëzit më me humor të kësaj bote, Steve është edhe pak gjeni. Pak si shumë.

Alicia Keyes nuk mbetet mbrapa. Përpos talentit në muzikë, këngëtarja ka një inteligjencë shumë të lartë, 154.

Sharon Stone është një tjetër mendje gjeniale, me koeficient 148.

Matt Damon, ish- student në Harvard, i cili u shndërrua në një nga aktorët më të paguar të kinematografisë ka një një mengje gjeniu. Koeficienti? 160

Jo më kot Lisa Kudrowe qau rolin te “Friends”. Bëhej fjalë për një gjeni, jo kot. Koeficienti i Kudrow është 154.

Mendja e ndritur e Quentin Tarantino s’kishte si të na zhgënjente. 160 është koeficienti i inteligjencës së tij.

Dhe si për fund gjejeni çfarë. Koeficienti i James Ëoods shkon.. 184! Aktori u pranua menjëherë nga instituti i Teknologjisë i Massachusetts, por ai preferoi të ndiqte një tjetër ëndërr.

 

MOS I HUMBISNI