24 orë në shërbim të tij: Gruas i vijnë në majë të hundës kërkesat e burrit

Sikur 3 fëmijët të mos mjaftonin

 Read in English

Të zgjosh fëmijët, ti veshësh ti japësh për të ngrënë dhe t’i bësh gati për shkollë është shumë normale. Por të bësh gati burrin çdo ditë të jetës thjesht sepse ai do kështu, nuk është edhe aq.

Gjithsesi, për një familje mëngjeset nuk janë edhe shumë  interesante pasi babai i shtëpisë insiston që me çdo kusht gruaja e tij ta bëjë gati për punë çdo ditë.

Aq shumë e ka të ngulitur këtë në kokën e tij sa për gruan dhe gjithë familjen e gjithë kjo është bërë stresuese.

Diçka të tillë gruaja e ka bërë publike në rrjete sociale dhe komentuesit nuk kanë vonuar të reagojnë.

Ajo tregoi se si nuk harronte kurrë t’i vendoste atij para syve gjithçka i duhej para se të dilte nga shtëpia. Çelësat, telefonin, kufjet dhe dokumente të rëndësishme pune.

Madje, ajo i përgatiste që në mbrëmje veshjen për ditën tjetër, vetëm që të mos e dëgjonte atë me nerva mëngjesin tjetër.

Por as këto nuk mjaftonin për bashkëshortin. Ai vazhdonte  me kërkesat dhe nazet e tij të përditshme, të cilat ishin thjesht besdisëse.

“Meqë ra fjala, ky është një burrë që punëson qindra njerëz. A ka ndonjë nga ju të njëjtin problem me mua?”

Sigurisht përgjigjet ishin rrufe dhe njerëzit kategorikë.

“Thuaji atij të rritet dhe boll me këtë sjellje ti. Mos bëj më asgjë për të.”

Bashkëshortja e devotshme dukej se ishte më shumë shumë në siklet për situatën në të cilën ndodhej, por duhej patjetër ta ndante me dikë pasi kërkesat e tij për asistente me kohë të plotë po bëheshin gjithnjë e më të padurueshme.

Artikuj të ngjashëm